Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, priti sot në takim shefen e Zyrës së Greqisë në Kosovë, ambasadoren Heleni Vakali, me të cilën biseduan për bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë.
Ministri Latifi e ka informuar ambasadoren greke për aktivitetet në procesin e transformimit të shëndetësisë kosovare, sfidat me të cilat ballafaqohet shëndetësia kosovare dhe mundësitë ku mund të bashkëpunohet me Greqinë në shëndetësi.
Në kuadër të fillimit të një bashkëpunimi midis dy shteteve në shëndetësi, pritet që ministri Latifi dhe homologu i tij grek të kenë një takim së shpejti.