Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka shkruar për vizitë tek kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari Rama.
“Pata kënaqësinë të pres në Komunën e Prishtinës, Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifin, me të cilin diskutuam për gjendjen aktuale sa i përket Pandemisë si dhe çështje të tjera të interesit publik. Me Ministrin Latifi u pajtuam që të ndërmarrim veprime në interes të shëndetit të qytetarëve duke i përfshirë të gjithë akterët në vendimmarrje”, ka shkruar Rama, transmeton Gazeta Insajderi, përcjell FolDrejt.com.
“Për ne, prioritet është ruajtja e shëndetit të qytetarëve, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e tyre”.