Tanket Leopard 2 që Kanadaja po ia dorëzon Ukrainës si pjesë e ndihmës mbrojtëse tashmë janë dorëzuar në Poloni, ku instruktorët kanadezë kanë filluar trajnimin e ekuipazheve të tankeve ukrainas, shkruan Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
Ministrja e Mbrojtjes e Kanadasë, Anita Anand deklaroi këtë para gazetarëve në Bruksel.
“Ne kemi njoftuar tashmë për dërgimin e katër tankeve që do të dërgohen në Poloni. Dhe kjo tashmë ka ndodhur. Ato tanke janë në Poloni,” tha ajo.
Sipas saj, në vend kanë mbërritur edhe 25 instruktorë kanadezë ku kanë nisur stërvitjen e ushtrisë ukrainase për përdorimin e tankeve Leopard 2A4.
Siç raportohet, Kanadaja njoftoi javën e kaluar se do të transferonte katër tanke Leopard 2 në Ukrainë. Otava ra gjithashtu dakord të blejë për Ukrainën sistemin e mbrojtjes ajrore NASAMS dhe 200 automjete të blinduara. /FolDrejt/