Veprimet e SHBA-së kundër Kinës tregojnë se ky vend është burimi më i madh i destabilitetit në botë, tha ministri i Jashtëm kinez Wang Yi në një takim me kryeministrin e Singaporit Lee Hsien Loong, shkruan TASS.
“Shtetet e Bashkuara po heqin maskën e konkurrencës së ndershme kur detyrojnë vendet e tjera të përfshihen në proteksionizëm të njëanshëm kundër Kinës. Këto veprime vetëm sa do të minojnë besimin në Uashington dhe do t’i dëshmojnë botës se Shtetet e Bashkuara janë bërë faktori më i madh i destabilitetit sot. ” u citua të thoshte Wang Yi nga faqja e internetit e Ministrisë së Jashtme kineze.
Wang Yi do të vizitojë Singaporin, Malajzinë dhe Kamboxhian nga data 10 deri më 13 gusht.
Siç u specifikua më herët nga Ministria e Jashtme Kineze, vendet e Azisë Juglindore po marrin pjesë aktive në projektet e nismës Një brez, një rrugë. Singapori, Malajzia dhe Kamboxhia janë partnerë të rëndësishëm me të cilët Kina po zhvillon në mënyrë dinamike bashkëpunimin.