Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se sot së bashku me 180 të rinj kanë lansuar projektin “Aftësitë Dixhitale për të Gjithë (DS4A)”, shkruan Fol Drejt.
“Së bashku me 180 të rijnë në lansimit e projektit Aftësitë Dixhitale për të Gjithë (DS4A)
Me përfaqësuesit nga ambasada Italiane, UNDP dhe Rochester Institute of Technology (A.U.K) dhe 180 të rinjë lansuam projektin për aftësitë dixhitale i cili do të vijojë për 12 muajt e ardhshëm.”, shkroi Krasniqi në Facebook.
Krasniqi theksoi se dixhitalizimi, teknologjia dhe inteligjenca artificiale janë kryefjala e epokës sonë, andaj të ardhmen e të rinjve tanë duhet ta mbështesim me programe të cilat janë vizion i së ardhmes. /FolDrejt/