Elbert Krasniqi, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal është takuar me nënkryetarin e Parë të Parlamentit Evropian, Othmar Karas.
“Karas, është gjithmonë i përkushtuar të pozicionoj Parlamentin Evropian si zërin e nevojave të qytetarëve përmes dhënies së pronësisë reale, ndërsa komunat dhe rajonet si primare në fuqizimin e demokracisë evropiane”, thuhet në një komunikatë për media, transmeton Fol Drejt.
Gjatë këtij takimi Krasniqi dhe Karas diskutuan për demokracinë lokale, fuqizimin e shoqërisë civile, shërbime efektive për qytetarët, përmes iniciativave të ndryshme dhe reforma në qeverisje lokale, thuhet tutje./FolDrejt/