Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, ka takuar në Vjenë dy eurodeputetët austriak, z. Lukas Mandl, dhe z. Andreas Schieder, e po ashtu edhe përfaqësuesit e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë.
Në këtë takim u bisedua për mundësinë e zhvillimit të sistemit shëndetësor të Kosovës, e po ashtu edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, transmeton Fol Drejt.
Për këto çështje, ministri Latifi, kërkojë nga eurodeputrtët, z. Mandl dhe z. Schieder, lobim më të madh në institucionet e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të bëhet levizja më e lehtë e mjekëve tanë dhe e qytetarëve të Kosovës në përgjithësi në shtetet e Bashkimit Evropian.
Ministri Latifi, theksoi se mosliberalizimi i vizave po na shkakton shumë probleme në shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e stafit të mjekëve, infemierëve dhe teknikëve, në vendet e Bashkimit Evropian.
Kurse me përfaqësuesit e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, ministri Latifi, kërkoj nga të pranishmit, bashkëpunim, angazhim dhr mbështetje në transformimin e sistemit shëndetësor të Kosovës.
Ndërkaq, eurodeputetët austriak, z. Lukas Mandl dhe z. Andreas Schieder, premtuan angazhim më të madh për çështjen e liberalizimit të vizave, edhe pse Austria mbështet një gjë të tillë, e po ashtu edhr në përmirësimin e sistemit shëndetësor të Kosovës.
Kurse. përfaqësuesit e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, thanë se ata çdo herë do të jenë në mbështetje të ministrit Latifi, për të gjitha kërkesat që kanë të bëjnë me përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët./FolDrejt/