Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, theksoi se fotot që u shfaqën dje në rrjetet sociale, ku shumë njerëz shihen duke shënuar festën nëpër tempuj fetarë, janë shqetësuese. Ai thekson se përkundër apeleve që të mos ketë tubime masive, kjo nuk ka ndodhur.
“Fotografitë dhe kronikat nga festimi i djeshëm në tempujt fetarë dhe para tyre janë përsëri shqetësuese. Pavarësisht thirrjeve nga institucionet shëndetësore për shmangien e tubime masive, respektimin e masave në distancë dhe kufizimin e lëvizjes, kjo nuk ka ndodhur.
Unë e respektoj festën dhe besoj fuqimisht se këto janë ngjarje të rëndësishme për të gjithë ne, pavarësisht cilës fe i përkasim. Por këtë vit, festat nëpër botë janë shënuar në tjetër mënyrë, duke vendosur në plan të parë shëndetin tonë dhe bashkëqytetarëve tanë.
“Falënderoj qytetarët që i përmbahen masave dhe të cilët, për fat të keq, mund të vazhdojnë të jenë në rrezik për shkak të atyre që nuk e bëjnë”, ka shkruar Filipçe.
Në fund Filipçe tha se “virusi nuk ka vdekur”, duke ironizuar kryemyftiun Sulejman Rexhepi, i cili pas faljes së Bajramit të Madh tha se “koronavirusi është i vdekur”./Foldrejt.com