Ministri i brendshëm maqedonas Naqe Çulev, ka theksuar për një media lokale maqedonase se orët e zgjatura policore kanë ndikuar keq te qyetaret dhe pret që të bëhen lehtësime.
Ai tha se pret që nesër qeveria të zgjasë lëvizjen e lirë të qytetarëve, nga 5.00 deri në 19.00, si dhe lëvizje të lirë do kete edhe në fundjavë.
“Nga terreni kemi kuptuar se orët policore që janë prej 30 ditësh kanë rritur agresivitetin, tensionin të qytetarët… por gjithashtu shoh se te qyetaret është rritur edhe ndërgjegjësimi,” tha Çulev.
Në Maqedoni kishte orë policore prej të premten në 16.00 deri të hënën në ora 5.00, por gjithashtu brenda ditëve të punës ora policore zgjat nga 16.00 deri 5.00./Foldrejt.com