Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 600 pjesëtarë, rekrutë, do t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke filluar nga viti 2024.
Kështu deklaroi ai në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, teksa informoi se nga numri total sa është pesë mijë i përcaktuar për planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, i janë afruar numrit katër mijë.
“600 qytetarë kanë aplikuar dhe kanë gjysma e tyre kanë përfunduar gjatë fazës së … dhe gjysma aktualisht është duke u trajnuar në FSK. Pra 600 pjesëtarë do t’i kemi në FSK duke filluar nga viti 2024, shtesë, që nënkupton se i afrohemi numrit 4 mijë nën total dhe 5 mijë është numri i përcaktuar për planin gjithëpërfshirës të tranzicionit”, tha ai.