Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim anëtarët dhe kryetarin e Shoqatës së Dëshmorëve të Luftës – Dega në Prishtinë, Naser Pacolli, transmeton Fol Drejt.
“Gjatë takimit shpreha gatishmërinë e plotë për bashkëpunim dhe koordinim në aktivitete të përbashkëta të cilat janë në shërbim të mbrojtjes së vlerave të luftës.
Nderimi dhe respekti për familjet e dëshmorëve të cilat me sakrificën e tyre na mundësuan lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë, do të jetë gjithmonë pjesë e pandashme e institucioneve dhe shoqërisë sonë.”, ka thënë Maqedonci.