Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, është takuar me ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, transmeton Fol Drejt.
Ministri Maqedonci njoftoi se gjatë këtij takimi u diskutua për realizim të planit bilateral ndërmjet dy shteteve, gjithashtu për gjetjen e formave të reja në bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
“Në vazhdën e takimeve me ambasadorët e shteteve aleate, sot prita në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Nicholas Abbott, Atasheun e Mbrojtjes, Nëkolonel Mathew Walker si dhe këshilltarin britanik, Nënkolonel Nikolaus Krykunivsky.
Në takim diskutuam rreth realizimit të planit bilateral ndërmjet të dyja shteteve, e po ashtu gjetjen e formave të rejta në bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Ambasadorin e falenderova për përkrahjen e përhershme që Mbretëria e Bashkuar i ka ofruar Kosovës, ndërsa theksova se angazhimin tim në krye të këtij institucioni do e vazhdoj në bashkëpunim të vazhdueshëm me aleatët tanë për çështje të cilat janë në interesin e përbashkët, dhe në funksion të ruajtjes së sovranitetit, stabilitetit dhe paqes.”, ka thënë Maqedonci.