Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka uruar Turqinë me rastin e përvjetorit të luftës së pavarësisë së Turqisë, përcjell Fol Drejt.
Maqedonci, bashkë edhe me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, ishin të ftuar nga Ambasada e Turqisë në ceremoninë për të shënuar këtë përvjetor.
“Sot së bashku me Ministrin Sveçla dhe Ministrin Damka, ishim të ftuar nga ambasada e Republikës së Türkiye, në ceremoninë e organizuar në shënim të përvjetorit të luftës së pavarësisë së Turqisë.
Urime Türkiye, Dita e Fitores.”, ka shkruar Maqedonci në Facebook, përcjell Fol Drejt.