Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas reshjeve dhe motit të ligë që kaploi sot disa rajone të Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Mehaj ka bërë me dije se ka biseduar me kryetari e Rahovecit dhe atë të Prishtinës, me ç’rast ka treguar se nuk ka nevojë për ndërhyrjen e FSK-së.
“Pas reshjeve të shiut që kishim sot dhe pas informacioneve që në komunën e Rahovecit dhe Prishtinës mund të jetë rënduar gjendja nga vërshimet, kam telefonuar kryetarin Latifi dhe Rama me të cilët kam biseduar për gjendjen dhe nevojnën për t’iu dalur në ndihmë.
Fatmirësisht gjendja është e qetë dhe nuk ka vërshime të mëdha rrjedhimisht ndërhyrja jonë nuk është e nevojshme sipas kryetarëve të dy komunave. “, ka thënë Mehaj.
“Vërshimet në këto kohë janë bërë të shpeshta dhe gatishmëria jonë është gjithnjë në nivel.
Shpresojmë të mos ketë dëme në këto komuna!”, ka njoftuar më tej./FolDrejt/