Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Ministri Mehaj: Blerjet janë duke u realizuar nga “FMS”, siç është rasti me blerjen e dronëve në vlerë prej 4,500.000 €

Ministri Mehaj raporton në Komisionin Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje

3 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE, LAJME
Koha e leximit: 9 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka raportuar para Komisionit Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje, lidhur me të arriturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Me këtë rast, ministri Mehaj theksoi se gjatë këtyre 5 muajve, prej raportimit të tij të fundit, aktivitetet e Ministrisë së Mbrojtjes janë zhvilluar në përputhje me Planin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, objektivave dhe planit të Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2022, transmeton Fol Drejt.

Ministri Mehaj me këtë rast ishte i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Salvador Elmazi, Gjeneral major, Gëzim Hazrolli, Gjeneral brigade, Nazmi Brahimaj dhe Drejtori i Departamenti Ligjor, Avdylkader Muçaj.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Në vijim paraqesim raportin e ministrit Mehaj ku ka theksuar të arriturat dhe sukseset kryesore në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë:

I nderuar kryetar i Komisionit, z. Berisha,

Nënkryetar,

Të nderuar anëtarë,

Kam kënaqësinë që sot para juve si Komision për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ta bëjë raportimin e tretë për aktivitetet dhe të arriturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Gjatë këtyre 5 muajve, prej raportimin tim të fundit, aktivitetet e Ministrisë së Mbrojtjes janë zhvilluar në përputhje me Planin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Objektivave të tona dhe planit të Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2022.

Për fillim dua t’i theksoj të arriturat dhe sukseset kryesore në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë:

– Buxheti më i lartë ndonjëherë për Ministrinë e Mbrojtjes – FSK-në: 102.3 MIL €

– Avancimi i bashkëpunimit bilateral me shtetet partnere

– Avancimi i kapaciteteve të FSK-së përmes blerjeve dhe ushtrimeve

– Rekrutimi i 840 ushtarëve dhe rritja e transparencës në rekrutim si dhe planifikimi i rekrutimit të ri të ushtarëve dhe civilëve në FSK, në këtë vit.

Aktivitetet kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes gjatë vitit 2021
Aktivitetet e Ministrisë së mbrojtjes janë të planifikuara bazuar në Objektivat e Ministrit dhe Planit të Ministrisë së Mbrojtjes në përputhje me Planin e Qeverisë. Andaj:

Fokus i veçantë për mua si Ministër çdoherë është rritja e transparencës dhe llogaridhënies institucionale, Prandaj si Ministri iu kemi mbajtur të informuar juve përmes raportimit dhe opinionin e gjerë publik përmes publikimeve të vazhdueshme.

Rëndësi të veçantë i kemi kushtuar avancimit të bashkëpunimit bilateral, përfshirjes së FSK-së në aktivitetet ndërkombëtare, si ushtrime dhe trajnime, si dhe pjesëmarrja në forume të sigurisë. Gjithashtu kemi vazhduar në kompletimin e politikave dhe legjislacionit në fushën e Mbrojtjes.

Bashkëpunimi me shtetet tjera në fushën e diplomacisë ushtarake, është rruga që na garanton anëtarësimin në PFP dhe në NATO, andaj takimet dhe vizitat me përfaqësues të shteteve tjera kanë vazhduar të jenë fokus e punës sime si Ministër. Situata në Ukrainë ka ndikuar në reduktimin e vizitave, takimet me përfaqësues të shteteve të ndryshme kanë vazhduar në formë alternative të komunikimit, pra përmes VTC.

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral, kam pritur për vizita zyrtare homologët e mi si: Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, z. Banozic ku gjatë vizitës kemi nënshkruar Memorandumin e ri të Mirëkuptimit dhe jemi pajtuar të intensifikojmë bashkëpunimin bilateral.

Takim produktiv kam pasur edhe me Ministrin e Mbrojtjes së Sllovenisë, z. Tonin, kemi diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit më të thellë bilateral.

Me Ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, z. Akar jemi dakorduar mbi fushat e bashkëpunimit si dhe për nënshkrimin e një numër të marrëveshjeve në takimin tonë të radhës.

Po ashtu, kam pritur në vizitë Ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, znj. Petrovska dhe kemi nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit.

Në të gjitha këto takime kam kërkuar nga shtetet tona partnere ta mbështesin Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në NATO si dhe të këtë rritje të pjesëmarrjes së FSK-së në ushtrime dhe aktivitete me ushtritë e tyre. Në çdo takim kam theksuar që Kosova dënon sulmet e Rusisë në Ukrainë dhe mbetet aleate e vendeve demokratike. Po ashtu kam theksuar ndikimin që situata aktuale në Ukrainë mund ta këtë në Kosovë dhe në rajon.

Sa i përket forumeve të sigurisë, kam marr pjesë në konferencën e Ministrave të Mbrojtjes në Organizatën e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore, e njohur si CEDC, e cila ishte kryesuar nga Kroacia. Kurse, në vitin 2022, ky aktivitet do të kryesohet nga Austria, ku tanimë e kam konfirmuar pjesëmarrjen. Mesazhi im kryesor është që Kosova është partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm, i cili merr përgjegjësitë në rrethana të caktuara dhe ka synim kryesor anëtarësimin në NATO.

Me ftesë zyrtare kam udhëtuar në Izrael, ku kam takuar ministra dhe udhëheqës të dikastereve të ndryshme të Qeverisë së Izraelit, me të cilët kemi biseduar për marrëdhëniet tona bilaterale si dhe për investimet e mundshme.

Po ashtu, kam marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Mbrojtjes, Sigurisë Kombëtare dhe Kibernetike, ISDEF 2022.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Izrael, jam pritur në takim nga Ministri i Inteligjencës i Shtetit të Izraelit, z. Stern, me të cilin diskutuam për kërcënimet dhe rreziqet që cenojnë mjedisin aktual të sigurisë globale, dhe u dakorduam për të thelluar bashkëpunimin në fushën e inteligjencës në mes të dy vendeve.

Me ftesë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Operacioneve të Stabilitetit me seli në SHBA (ISOA) kam marr pjesë në forumin ndërkombëtar të ISOA-së në Gjermani ku ishin të pranishëm udhëheqës të lartë të Ushtrisë Amerikane në Evropë, përfaqësues të industrisë së mbrojtjes dhe ekspertë të sigurisë dhe mbrojtjes.

Në këtë forum kam qenë edhe folës i panelit “Kosova dhe Ballkani” dhe këtu kam theksuar që Kosova ka potencial të favorshëm për investime të huaja direkte, për ndikimin e situatës së Ukrainës në Kosovë dhe në rajon si dhe për rreshtimin e Kosovës me shtetet demokratike.

Gjatë këtyre muajve me qëllim të avancimit të bashkëpunimit bilateral, kam qenë për vizitë zyrtare, së bashku me Kryeministrin edhe në Mbretërinë e Norvegjisë.

Gjatë kësaj vizite, jemi pritur në takim nga krerët më të lartë të Norvegjisë, duke filluar nga Kryeministri z. Store, me të cilin kemi diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dyjave vendeve.

Gjatë kësaj vizite janë zhvilluar takime edhe me akterë të tjerë si:

Ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, znj.Anniken Huitfeldt;
Takim me Ministrin e Naftës dhe Energjisë, z.Terje Aasland;
Takim me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, z.Jan Christian Vestre.
Në kuadër të bashkëpunimit rajonal janë zhvilluar takime përmes VTC me Ministra të Mbrojtjes të këtyre vendeve: Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi, Kroaci, Turqi, Bullgari, temë kryesore ka qenë situata gjeopolitike në rajon dhe më gjerë, dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral.

Në proces:

Marrëveshjet të cilat janë në proces të nënshkrimit me iniciativë të Ministrisë së Mbrojtjes janë:

Marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë. Me datën 23.03.2022, në parim është aprovuar në Qeveri nisma sipas Ligjit për Marrëveshje Ndërkombëtare.
Marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Jordanisë. Me datën 23.03.2022, në parim është aprovuar në Qeveri nisma sipas Ligjit për Marrëveshje Ndërkombëtare.
Marrëveshja SOFA ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.
Protokolli i Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Presidencës së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë.
Marrëveshja për Shkëmbimin e Personelit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.
Marrëveshja (shtet me shtet) ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.
Memorandumi i Mirëkuptimit me Malin e Zi. Memorandumet janë në fazën e harmonizimit të teksteve finale, para se të njëjtat të procedohen tutje për finalizim dhe nënshkrim.

Përfshirja e FSK-së në ushtrimet ushtarake ndërkombëtare
Synimi ynë është anëtarësimi në NATO, dhe këtë mund ta arrijmë me një ushtri që përmbush kriteret e vendeve aleate dhe është pjesë e misioneve të përbashkëta. Në kuadër të këtij synimi, është formuar grupi ndër-institucional për PFP, i kryesuar nga Ministria për Punë të Jashtme dhe të Diasporës, si dhe kam formuar një grup të veçantë brenda ministrisë së mbrojtjes e cila punon në identifikimin e të gjitha elementeve ushtarake për anëtarësim.

Për ta rritur ndërueprueshmërinë e FSK-së me vendet e NATO-së dhe SHBA-së, FSK-ja edhe gjatë kësaj periudhe ka marr pjesë në ushtrime ushtarake ndërkombëtare, si ushtrimi fushor “Combined Resolve 15”, “Dynamic Front 21” dhe “KFOR 30” e organizuar nga USAREUR (Ushtrisë Amerikane në Evropë), të realizuar në Gjermani, në Ushtrimin Fushor “LAUFER” në Kroaci si dhe Ushtrimi fushor “Swift Response”, i mbajtur në Slloveni.

Në kuadër të kësaj, është pjesëmarrja e FSK-së në “DEFENDER EUROPE 23”. Kosova do të jetë një prej vendeve nikoqire, në mesin e 28 shteteve. FSK-ja do të merr pjesë me 2 regjimente.

FSK-ja edhe gjatë kësaj kohe ka vazhduar me mbështetje ofruar NATO-së ne evakuimin e refugjatëve afgan, kjo është dëshmi që Kosova është partner i besueshëm i NATO-s. Për këtë mbështetje, Kosova është vlerësuar lartë nga autoritetet më të larta ndërkombëtare.

Planet kryesore për vitin 2022

Planet tona kryesore për vitin 2022 janë të përshkruara në dokumentet zyrtare të cekura në raport me shkrim dhe i kam përmendur në fushat përkatëse të raportimit tim para juve, si ato për bashkëpunim bilateral, ushtrimet fushore dhe më vonë do t’i paraqes edhe blerjet ushtarake. Për çfarëdo plani që ju intereson ta shini në më shumë detaje, mund t’i prezantoj në ndonjë vizitë tuajën në Ministri të mbrojtjes apo në formë që dakordohemi.

Në pika të shkurtra, tri ligje bazike që rregullojnë punën në Ministri të Mbrojtjes si dhe shërbimin në FSK janë në fazë përfundimtare, si dhe Ligjin për formimin e Agjencisë së Inteligjencës.

Për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, ka përfunduar procesi i identifikimit të pozitave me rrezikshmëri të lartë të korrupsionit në Ministri të Mbrojtjes në partneritetet me CIDS (Projekti nga Qendra për Integritet në Sektorin e Mbrojtjes) të financuar nga Norvegjia. Po i njëjti proces i vlerësimit është duke u zhvilluar në FSK.

Çështjet Buxhetore dhe zbatimi i rekomandimeve të Auditorit Gjeneral

Shuma në total e buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes, është 60% më e lartë në krahasim me atë të vitit të kaluar, dhe kap shifrën prej 102.3 MIL. Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve janë vendosur për modernizimin e FSK-së: në investime kapitale dhe në ngritjen e kapaciteteve operacionale.

Në raportin me shkrim janë detajet alokimit të mjeteve sipas kategorive.

Lidhur me Rekomandimet e Auditorit, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të MM-së për vitin 2020 ka dhënë pesë (5) rekomandime për menaxhmentin e MM-së.

Mbi bazën e Rregullores së Punës për Zbatimin e Auditimit dhe Planeve të Veprimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, deri më tani MM ka dorëzuar tek ZKA dy (2) raporte periodike mbi ecurinë e zbatimit të rekomandimeve të dhëna.

Nga pesë (5) rekomandimet e dhëna, vetëm rekomandimi nr. 1 vazhdon të jetë në proces të implementimit.

Rekomandimet e tjera janë të realizuara.

Sa i përket Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2021, ai është ende në formë të draftit dhe Ministria e Mbrojtjes ka bërë komente të saja mbi ato. Në momentin që ato të shqyrtohen nga Auditori, Zyra Kombëtare e Auditimit do ta finalizoj Raportin.

Rekrutimi
Kemi përfunduar rekrutimin e 840 rekrutëve të rinj, ndërsa tani ka filluar faza e trajnimit bazik për ta. Këtë vit planifikojmë të hapim edhe një konkurs të ri.

Blerjet ushtarake
Fuqizimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës është misioni im, andaj dhe kemi investuar në blerjen e pajisjeve ushtarake të cilat sigurojnë modernizimin e FSK-së. Blerjet janë të cekura në Planin tonë të prokurimit si dhe në raportin me shkrim të cilin e kam dërguar.

Blerjet janë duke u realizuar nga programi amerikan “FMS”, siç është rasti me blerjen e dronëve në vlerë prej 4,500.000 €, ndërsa po ashtu jemi duke pranuar donacione nga programi “FMF”.

Sfidat dhe pengesat në ushtrimin e mandatit

Padyshim se këto tre vitet e fundit kanë qenë sfidë për secilin njeri, e këtu nuk bëjnë përjashtim as institucionet.

Që nga marrja e mandatit si Ministër sfidë ka qenë përballja me COVID-19 që ka ndryshuar rrjedhjen e ngjarjeve dhe planifikimeve që në kushte normale me ngulm do t’i realizonim në plotni, por fatmirësisht kemi rënie të numrit të infektuarve dhe masat parandaluese nuk e pengojnë aktivitetin tonë ditor.

Andaj, për ta përmbyllur raportimin edhe njëherë dua të theksoj se angazhimi im praktik, qëndron në po të njëjtat aspekte për të cilat në vazhdimësi përçoj mesazhe në çdo paraqitje time publike brenda dhe jashtë vendit, e që janë:

Bashkë-zbarkimi i FSK-ës me vendet partnere si kontribuuese e sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon.
Anëtarësimi në Programin e Partneritetit për Paqe, si qëllim afatmesëm i yni.
Anëtarësimi në iniciativat rajonale si: A-5, Karta e Adriatikut dhe RACVIAC.
Anëtarësimi në NATO, si organizim ndërkombëtar me të cilën ndajmë vlerat e demokracisë dhe paqes./FolDrejt/

Tags: DroneKosovaMinistri Mehaj
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

VIDEO + 17/ Plagoset ushtari rus, shokët bëjnë përpjekje për ta tërhequr por…

Lajmi tjetër

Dështojnë përpjekjet e serbëve, Shaip Kamberi mbetet i vetmi deputet në parlamentin e Serbisë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM