Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se janë certifikuar pjesëtarë të FSK-së në artileri dhe në xhenio luftarake.
“Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) është realizuar kursi funksional për “Artileri” dhe “Xhenio Luftarake”.
Ky trajnim i cili ka zgjatur tri javë është realizuar nivel teorik dhe praktik në Qendrën Stërvitore të Komandës së Forcave Tokësore të FARSH, nga instruktorët e Artilerisë dhe Xhenios Luftarake, me qëllim të përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së.”, është shprehur ministri Mehaj në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, transmeton Fol Drejt.
“Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë shefi i Shtabit të Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, atasheu i Republikës së Kosovës në Shqipëri, instruktorë, oficer e nënoficerë të FARSH-it.
FSK çdo ditë e më shumë po ngritë kapacitetet e saj profesionale dhe operacionale, për të përmbushur në përpikmëri misionin e saj kushtetues.”, ka bërë të ditur më tej Mehaj./FolDrejt/