Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë takuar me drejtorin e Agjencisë për Bashkëpunim në Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), James. A. Hursch.
Në këtë takim është biseduar rreth blerjeve të pajisjeve ushtarake të cilat janë në proces përmes programit të FMS dhe FMF, me ç’rast Ministri Mehaj u shprehi mirënjohjen e tij qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bashkëpunimin e ngushtë sa i përket investimeve në pajisje ushtarake si dhe përkrahjen e dhënë në trajnimin e ushtarakëve tanë në përdorimin e këtyre pajisjeve, transmeton Fol Drejt.
“Për dallim nga Serbia që partner ka Rusinë, për ne, SHBA, mbetet partneri ynë kryesor në këtë drejtim, ngase synimi ynë është të bëjmë ngritjen e kapaciteteve tona në përputhje me standardet e NATO-s, në ndërveprueshmëri me Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Ministri Mehaj me këtë rast./FolDrejt/