Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka pritur në takim komandantin e Gardës Kombëtare të IOWA-s, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjeneral major Ben Corell, transmeton Fol Drejt.
Në takim u diskutua rreth situatës së sigurisë, lidhur me zhvillimet brenda Ministrisë së Mbrojtjes dhe me punën që është duke u bërë për të arritur përmbushjen e objektivave strategjike, të cilat janë në funksion të plotë të zhvillimit dhe forcimit të ushtrisë sonë.
Gjithashtu u theksua se bashkëpunimi i kultivuar me Gardën Kombëtare të IOWA-s, është ndërtuar falë angazhimit, përkushtimit dhe besimit të dyanshëm.
Ky bashkëpunim është vlerësuar lartë edhe nga Gjeneral Corell, i cili shprehu bindjen se të ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tutje.
Në fund të këtij takimi, Ministri Mehaj falënderoi Gjeneral Correll për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar nga Garda Kombëtare e IOWA-s për më shumë së një dekadë./FolDrejt/