Ministri i Mbrojtjes në Republikën e Kosovës, Armend Mehaj ka thënë se lajmi për dorëheqjen e 10 pjesëtarëve serbë të FSK-së është i rremë, shkruan Fol Drejt.
Ministri Mehaj këtë e konfirmoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku tha se nuk është e vërtetë që kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre 10 pjesëtarë serb të Forcës së Sigurisë së Kosovës, por që janë tre kërkesa për demobilizim që i kanë pranuar prej kohësh dhe për të cilat janë duke u ndjekur të gjitha procedurat e rregullta.
Ai shtoi se deklarime të tilla publike i sheh më tepër si tendencë e Beogradit zyrtar për të nxitur largimin e pjesëtarëve serb nga institucionet e Republikës së Kosovës, madje, edhe përmes kërcënimeve direkte.
Tutje ministri tha që nuk presin që Serbia të ulë shkallën e kërcënimeve, por dhe Kosova si shtet nuk do të dorëzohet kurrë përpara këtyre presioneve. /Fol Drejt/
Postimi i plotë: