Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është nderuar me titullin “Mirënjohja Tiranase”.
Kështu ka njoftuar vetë ministri Mehaj, përmes një postimi në facebook, ku është bërë e ditur se këtë titull ia ka dhënë Këshilli drejtues i Shoqatës Tirana.
“Sot, Këshilli drejtues i Shoqatës Tirana më nderoi me titullin “Mirënjohja Tiranase”, për kontributin dhe frymën e solidaritetit që transmeton për promovimin dhe unifikimin e vlerave të kombit shqiptar!
Bartës i vlerave të qytetarisë.
Gjithashtu nder i veçantë ishte që këtë titull ta pranoj nga ish-Presidenti i Shqipërisë, z. Bamir Topi.
Faleminderit që në këtë 103 përvjetor të Tiranës dhe 15 vjetor të pavarësisë së Republikës së Kosovës më keni bërë këtë vlerësim.
Atdheu ndërtohet dhe mbrohet vetëm duke qenë dhe duke punuar të gjithë bashkë!”, ka shkruar ministri Mehaj në Facebook./FolDrejt/