Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se nga nesër fillon ushtrimi më i madh ndërkombëtar “Defender Europe 23”, transmeton Fol Drejt.
“Më shumë se një vit përgatitje intensive për realizimin e suksesshme të këtij ushtrimi. Investime në pajisje dhe sisteme të armatimit, investime në infrastrukturë, trajnime, stërvitje e shkollime si asnjëherë më parë.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj theksoi se Republika e Kosovës është gati të pres 25 shtete partnere me mbi 22.000 ushtarë për “Defender 23” dhe shtoi se Synimi i Kosovës është i qartë, ushtria e Republikës së Kosovës është gati t’i bashkohet familjes së madhe të NATO-së.
“Ky ka qenë vizioni ynë që nga fillimi, angazhim, punë e përkushtim në secilën ditë.”, u shpreh në fund Mehaj. /FolDrejt/