Armend Mehaj, ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ka ngushëlluar ish kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veselin, për vdekjen e nënës së tij, Ajshe Veseli, transmeton Fol Drejt.
Mehaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook shkruan se Ajshe Veselin, do ta kujtojnë gjithmonë si nënë që i fali vendit djem që luftuan për lirinë dhe çlirimin e vendit.
“E nderuara familje Veseli,
Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarje nga jeta të nënës Ajshe, nënës të ish kryeparlamentarit Kadri Vesli, i cili padrejtësisht nuk gjendet afër familjes së tij.
Më lejoni të marr një pjesë të dhimbjes tuaj dhe të shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta në këtë ditë të rëndë.
Ajshe Veselin, do ta kujtojmë gjithmonë si nënë që i fali vendit djem që luftuan për lirinë dhe çlirimin e vendit.
Qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, shkruan Mehaj. /FolDrejt/