Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e hapjes së ushtrimit ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe ‘23”, ka thënë se Ushtria e Kosovës ka dëshmuar se është partner i besueshëm për aleatët tanë.
Në fjalimin e tij, Mehaj ka bërë të ditur se Kosova është vendi i katërt me më së shumti ushtarë që do të marrë pjesë në këtë stërvitje.
“Në këtë stërvitje do të marrin pjesë ushtarë pjesëmarrës nga 25 shtete. Kosova, si vend pritës, ka marrë pjesë me 1300 ushtarakë dhe jemi vendi i katërt me më së shumti ushtarë që marrin pjesë në këtë stërvitje”, është shprehur Mehaj.
“Ushtria e Kosovës, me intervenime e me operacione ndërkombëtare, ka dëshmuar se jemi partner i besueshëm për aleatët tanë”.
“E kaluar jonë na ka mësuar që për të fituar lirinë duhet derdhur gjak, kurse për ta ruajtur paqen duhet të derdhe mund dhe djersë”.
“Dëshmoni që jemi të gatshëm të jemi krah për krah me partnerët tanë kurdo që kërkohet. Lavdi çdo dëshmori që na solli këtu”, ka përfunduar ndër tjerash Mehaj./FolDrejt/