Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ka shpjeguar rastin e marshimit të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë (FSK), në Mitrovicë, pas publikimit të pamjeve, shkruan Fol Drjet.
Ministri Mehaj ka sqaruar për opinionin se këto aktivitete për pjesëtarët e FSK-së janë të rregullta:
“Sot Regjimenti i tretë kanë realizuar marshimin kondicional i cili ka qenë i planifkikuar për 215 ushtarë tanë. Marshimi në Mitrovicë ka filluar nga kazerma “Minatori” deri në fshatin Frashër dhe është bërë kthimi sërish në kazermë.
Marshime të tilla janë të rregullta, ky ushtrim gjithashtu ka qenë në kuadër të planit vjetor dhe është realizuar sot, prandaj bëjmë apel tek të gjithë që aktiviteteve të tilla mos t’iu jipet konotacion tjetër. Marshimi nuk ka të bëjë asgjë me situatën e sigurisë në veri të Republikës” – ka shkruar Mehaj.
Sipas Mehajt përgjegjësinë për sigurinë e qytetarëve tanë “e ka Policia e Kosovës e cila është në krye të detyrës dhe është duke kryer me shumë sukses punën e saj.”
Ai iu ka kërkuar qytetarëve që të mos bien pre e dezinformatave./FolDrejt/