Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka pritur në takim profesor doktor Nustret Pllanën, transmeton Fol Drejt.
Mehaj e ka nderuar profesor Pllanën me mirënjohje për kontributin dhe përkushtimin në mbrojtjen e vlerave kombëtare.
“Sot kam pritur në takim profesor doktor Nustret Pllanën, të cilit i dhurova mirënjohej për kontributin dhe përkushtimin në mbrojtjen e vlerave kombëtare, si dhe qëndresës ndaj okupatorit serb, si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Profesor Pllana gjithashtu ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në zbardhjen e dëshmive të masakrave dhe vrasjes së fëmijëve nga regjimi gjenocidal serb.”, ka thënë Mehaj.
Sipas Mehajt, me publikimin e librave të tij, Pllana ka nxjerrë në pah të vërtetën e popullit shqiptar.
“Me publikimin e librave të tij, profesor Pllana nxjerrë në pah të vërtetën e popullit tonë, librat e tij dhe sidomos libri i fundit “FËMIJËT SHQIPTARË NË KOSOVË – VIKTIMA TË GJENOCIDIT SHTETËROR TË SERBISË”,n të cilin janë paraqitur me fakte vrasja e 40 fëmijëve gjatë viteve 1981 – 1997 dhe vrasja e 1392 fëmijëve të vrarë gjatë luftës 1998 – 1999, gjithsej 1432 fëmijë viktima të gjenocidit shtetërorë serb, duhet ta lexoj secili dhe ta ketë në bibliotekën e tij.
Gjithashtu ky libër do të duhej të shpërndahej sa më shumë, në mënyrë që të njihen krimet e serbisë në Kosovë.”, ka shtuar më tej Mehaj, duke e falenderuar profesor Pllanën./FolDrejt/