Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, priti sot në takim ambasadorin e Norvegjjsë, z. Jens Erik Grondahl, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton vetë Mehaj, gjatë takimit u diskutua rreth zhvillimit dhe avancimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Gjithashtu diskutuam për mundësinë e bashkëpunimit më të ngusht me Norvegjinë në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe në aspektin ekonomik.
Shfrytëzova rastin ta uroj ambasadorin për ditën kombëtare të Norvegjisë të cilën shtetin ynë mik, e feston nesër me 17 maj 2023.
Urimet më të mira për shtetin dhe popullin mik të Norvegjisë!”, u shpreh më tej Mehaj./FolDrejt/