Me këtë rast, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i ritheksoi Gjeneral Kajárit, mirënjohjen për misionin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit dhe ndikimit të tij të madh edhe në sigurinë rajonale, transmeton Fol Drejt.
Nga ana e tij, Gjeneral Kajári shprehu kënaqësinë e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritashëm në mes të KFOR-it dhe FSK-së.
Ndër të tjera, të dy shprehën gatishmërinë e plotë për vazhdimin e këtij bashkëpunimi në funksion të sigurisë dhe stabilitetit vendor, si dhe ati rajonal e më gjerë.
Në fund, gjithashtu ata u pajtuan për vazhdimin e kontakteve si çdoherë, si dhe koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët, në kuadër të roleve dhe përgjegjësive tona institucionale, në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë./FolDrejt/