Ministri Mehaj priti në takim parlamentarët gjermanë, anëtarë të Komitetit për Mbrojtje, Marcus Faber dhe Lars Lindemann
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim parlamentarët gjermanë, anëtarë të Komitetit për Mbrojtje, Marcus Faber dhe Lars Lindemann, të shoqëruar nga ambasadori e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.
Fillimisht, temë diskutimi në këtë takim ishte situata e sigurisë në vend dhe rajon dhe sfidat aktuale me të cilat mund të kërcënohet paqja dhe stabiliteti i përgjithshëm.
Më pas, Ministri Mehaj informoi parlamentarët gjermanë lidhur me angazhimin në avancimin dhe ngritjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, sipas standardeve të vendeve të NATO-s, procesin e realizimit të Planit dhjetëvjeçar të Tranzicionit të FSK-së, të arriturat e deritashme në aspektin e reformës legjislative, dokumenteve strategjike, politikave integruese rajonale dhe euroatlantike, si dhe lidhur me operacionet paqeruajtëse dhe ato humanitare.
Me këtë rast, u diskutuan mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në mes të dy vendeve, në funksion të interesave të partneritetit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe mundësinë e shkëmbimit të përvojave të përbashkëta në mes të ministrive dhe forcave të dy vendeve./FolDrejt/