Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka përkujtuar Luan Haradinajn në përvjetorin e rënies heroike të tij.
Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ndër tjerash ka thënë se ushtrisë së cilës i printe Luani nuk njihte asgjë tjetër përveç fitores.
“Sot bëhen 26 vite nga rënia heroike e Luan Haradinajt. Çlirimi i atdheut kërkonte organizim, përgatitje ushtarake dhe domosdoshmërisht pajisje me armatim. Pikërisht duke kryer këtë detyrë të shenjtë në shërbim të atdheut, duke sjellë armatim nga Shqipëria për në Kosovë, Luan Haradinaj bie dëshmor.
Kishte me dhjetra raste që Luani e kishte kaluar kufirin i cili ishte vendosur padrejtësisht dhe kishte ndarë popullin shqiptar. Kufijtë që na ndanin i rrëzoi Luani me shokët dhe bashkëluftëtarët e tij. Nuk pranojmë ndarje, nuk lejojmë nënshtrim nuk pranojmë robëri, kjo ishte përgjigja e ushtarëve të lirisë ndaj okupatorit serb.
Ushtrisë të cilës i prinë Luani, nuk njeh gjë tjetër përveç fitore.
Lavdi Luan Haradinajt, lavdi gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Mehaj në postimin e tij në Facebook./FolDrejt/