Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Itali u takua edhe me ambasadoren e Kosovës në këtë vend, Lendita Haxhitasimi.
Gjatë këtij takimi, ambasadorja Haxhitasimi e ka njoftuar ministrin Mehaj për angazhimet e ambasadës dhe bashkëpunimin me Italinë.
“Me rastin e qëndrimit për vizitë zyrtare në Itali, vizitova dhe ambasadën e Republikës së Kosovës, me ç’rast takova dhe ambasadoren znj.Lendita Haxhitasimi, e cila më njoftoi për angazhimet e ambasadës, si dhe bashkëpunimin me shtetin partner Italinë, si aleat në fushën ushtarake dhe në mbrojtjen e vlerave demokratike.
Falenderova ambasadoren për angazhimin e saj diplomatik në shërbim të interesave të kombit, të ruajtjes së paqes dhe të sigurisë së përgjithshme.”, ka njoftuar Mehaj./FolDrejt/