Nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar në facebook, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se është takuar me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), Gjeneralbrigade Joachim Hoppe me Zv.Drejtorin e ri të NALT-it, Paul Shewry.
Gjatë këtij takimi, ai i ka dëshiruar mirëseardhje z.Shewryt, ndërkohë i ka ofruar bashkëpunim të ngushtë NATO-s, duke shprehur njëkohësisht mirënjohje për NATO-n dhe vendin mik, Mbretërinë e Bashkuar./FolDrejt/
Postimi i plotë:
“Sot pata kënaqësinë të pres në takim Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), Gjeneralbrigade Joaçim Hoppe me Zv.Drejtorin e ri të NALT-it, Paul Sheëry.
Me këtë rast, z. Sheëry i dëshirova mirëseardhje duke vlerësuar se përvoja e mëhershme si ushtarak karriere dhe përvoja në pozita të ndryshme civile në misione të ndryshme paqeruajtëse në kuadër të NATO-s, është shumë e rëndësishme për ne në proceset tona aktuale zhvillimore.
Gjithashtu i ofrova bashkëpunimin e ngushtë nga pozitat tona respektive duke shprehur edhe njëhere mirënjohjen për NATO-n dhe vendin mik, Mbretërinë e Bashkuar, prej nga vjen ai.”