Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka takuar shefin e shtabit të forcave të armatosura të Bangladeshit, Gjeneral Sheikh Mohammad Shafiuddin Ahmed, transmeton Fol Drejt.
Siç bën me dije Mehaj, gjatë takimit u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në aspektin e mbrojtjes dhe fusha tjera me interes të të dy palëve si partnerë të barabartë.
“Trajnimet në fushat si deminimi, kërkim – shpëtimi dhe largimi i materieve të rrezikshme janë ato të cilat iu ofruam palës së Bangladeshit gjithashtu, ofruam edhe eksperiencën tonë në rritjen e numrit të grave në ushtri dhe në të ardhmen ekipet tona do të ofrojnë njohuritë e tyre rreth kësaj çështje.
Nga ana e tij, z. Ahmed shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe koordinim të mëtutjeshëm rreth trajnimeve për forca speciale, trajnime antiterror dhe për trajnime për monitorim dhe vëzhgim kufitar.”, është shprehur më tej Mehaj./FolDrejt/