Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot ka vizituar familjen e dëshmorit të kombit, Reshat Ymeri në Gjilan, shkruan Fol Drejt.
“Njëri nga veprimtarët e hershëm që çështjes kombëtare, aktivizimit dhe organizimit të popullit për të kërkuar atë që u takonte, ka qenë Reshat Ymeri. Në protesta e demostrata ai ishte gjithnjë që printe me qëllime të qarta, me guxim e vendosmeri të palëkundur.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj theksoi se Reshati gjithnjë kishte bindjen e thellë që vendi do të çlirohej vetëm përmes organizimit të armatosur, luftës çlirimtare.
“Ne sot nderojmë kontributin dhe sakrificën e tij për liri të vendit tonë, me krenarinë më të madhe do të mbajmë gjallë kujtimin për të dhe do ta përcjellim ndër breza.
Lavdi!”, shtoi në fund Mehaj. /FolDrejt/