Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë vizitë në familjen e pesë dëshmorëve Shyqeri, Xhavit, Nexhat, Musa dhe Riza Gashi.
Mehaj e ka vlerësuar kontributin e kësaj familjeje, duke thënë se familjet si kjo na mësojnë e rikujtojnë se si duhet atdheu, liria dhe populli
“Vizitë në famjen e dëshmorëve: Shyqeri, Xhavit, Nexhat, Musa dhe Riza Gashi.
Faktin që familjet shqiptare nuk kursyen asgjë për lirinë tonë të shtrenjtë, e dëshmon edhe familja Gashi të cilën e vizituam sot dhe e cila i ka dhënë 5 dëshmorë kombit tonë. Një familje e tërë ushtarësh trima të cilët nën uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës luftuan deri në flijimin e tyre për liri.
Janë pikërisht familjet si kjo, që na mësojnë e rikujtojnë se si duhet atdheu, liria dhe populli. Janë familjet si kjo që na mësojnë rrugën e drejt dhe nuk na lënë të devijojmë asnjëherë. Janë familjet si kjo që na rikujtojnë borxhin që kemi ndaj atdheut. “, është shprehur Mehaj në një postim në Facebook.
“Forcimin e ushtrisë sonë ua kemi borxh të gjithë dëshmorëve tonë, atë do ta bëjmë dhe në këtë rrugë askush nuk mund të na ndalë.
Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shtuar tutje./FolDrejt/