Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka vizituar familjen e dëshmorit, Rifat Shala nga komuna e Pejës, ndërsa theksoi se sakrifica e tij dhe dëshmorëve të tjerë solli lirinë e Kosovës, transmeton Fol Drejt.
“Populli ynë kishte përjetuar shtypje e vuajtje të mëdha nën regjimin serb. Vuajtje këto që na bëheshin vetëm pse ishin shqiptarë. Kjo gjendje nuk do të mund të ndryshonte në mënyra tjera përpos luftës për liri, rezistencës së armatosur. Këtë e kishim kuptuar mirë dhe fati ynë do të vendosej nga vet ne.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj u shpreh se me organizimin e formacioneve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u bashkuan me vullnet të madh atdhetarët më të shquar të vendit. Ndër ta edhe dëshmori Rifat Shala.
Që nga fillimi i luftës e deri në fund të jetës së tij, ai luftoi me ndershmëri, guxim e dinjitet. Nuk trembej as nuk zmbrapsej sepse qëllimi ishte një dhe i vetëm, liria. Falë sakrificës së Rifatit, dëshmorëve dhe martirëve tanë, ne jetojmë sot të lirë dhe në shtetin tonë.
Nderime përjetësisht!”, shkroi tutje Mehaj. /FolDrejt/