Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se kanë hapur sërish masën 1.3, sipas së cilës ndihmohen financiarisht bizneset që punësojnë gra e vajza.
Me anë të një postimi në facebook, Murati ka njoftuar se që nga ky muaj e gjer më 15 prill, bizneset që hapin vende të reja pune për vajza e gra do të mbështeten me deri në 50% të pagës për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me vendim.
Kusht për kualifikim është që personi që punëson biznesi, të mos ketë qenë në marrëdhënie pune më herët./FolDrejt/