Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati reagoi duke thënë se LDK është fajtore pse qytetarët vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë se që do të duhej për vaj, miell e bukë.
Për këtë ai reagoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Çmimi i furnizimit nga importi për vaj ushqimor ka rënë në 1.05 euro/litër.
Çmimi i furnizimit nga importi për grurë ka rënë në 0.24 euro/kg.
Ligjin për çmimet tavan, LDK e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese.
Prandaj qytetarët vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë se që do duhej për vaj, miell e bukë”, shkruan Murati./FolDrejt/