Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka marrë pjesë në një konferencë të përbashkët me Drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, ku janë prezantuar rezultatet e punës gjashtë mujore të këtij institucioni, raporton Fol Drejt.
“I përgëzoj ATK dhe stafin për arritjet në gjashtë mujor, poashtu edhe tatim paguesit sepse janë ata që e mbajnë shtetin dhe ATK-në në këmbë, secili që paguan me rregull është kontributor i këtij shteti”, tha ndër të tjera Ministri Murati.
Ai tha se për t’i arritur këto suksese, qytetari duhet të ketë besim në institucione, sidomos kur ai “e sheh se kur paguan tatime dhe ato para nuk keqpërdoren ka besim më të lartë”.
Ua kujtojmë se gjatë këtij gjashtëmujori ATK-ja ka mbledhur mbi 355 milionë euro të hyra./FolDrejt/