I pari i dikasterit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se Dogana po bën punë të shkëlqyer në mbushje të buxhetit dhe luftimin e kontrabandës e korrupsionit.
Gjatë konferencës përmbyllëse të Doganës, ministri Murati u pyet edhe për dërgimin e shumë ligjeve në Kushtetuese. Ai tha se do të respektojnë çdo vendim nga ky institucion.
“Nuk kam dyshim në Kushtetuese, por çmime tavan ka e gjithë Evropa. Nuk ka probleme me kushtetutshmëri, përkundër faktit dhe propagandës që është bërë në qeverinë tonë”, tha Murati.
Ndërkaq, për ankesat për rritje të çmimit të rrymës, Murati deklaroi se nuk ka rritje të çmimit, por tha se mund të ketë kilovatë më shumë për familje.
“Lëvizje apo ndryshim të çmimit nuk ka pas, mund të ketë ndoshta kilovatë më shumë për familje, ajo duhet të adresohet më operatorin furnizues”, u shpreh ministri.
Tutje, ai tha se nuk e di sa i ka ardhur atij fatura e këtij muaji.