Norvegjia do të dërgojë një pjesë të flotës së saj të tankeve luftarake Leopard 2 të prodhimit gjerman në Ukrainë “sa më shpejt të jetë e mundur”, duke treguar ndoshta fundin e marsit, tha ministri i saj i Mbrojtjes, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Norvegjia ishte në mesin e disa vendeve evropiane që premtoi javën e kaluar të dorëzojë tanket e kërkuara prej kohësh nga Ukraina në betejën e saj kundër forcave ruse, pasi Berlini dha bekimin e saj pavarësisht frikës për hakmarrje nga Moska.
Vendi ka 36 tanke Leopard 2, por nuk ka thënë se sa do t’i japë Kievit.
“Ne nuk e kemi përcaktuar ende numrin,” i tha AFP Ministri i Mbrojtjes Bjorn Arild Gram.
“Sigurisht që shpresojmë se kjo do të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur,” shtoi ai./FolDrejt/