Ministri i Bujqësisë Faton Peci, nëpërmjet një reagimi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë së fundmi se Instituti Bujqësor i Kosovës (IBK), ka tjetërsuar toka, prona e banesa, shkruan Fol Drejt.
Sipas ministrit Peci, kjo ka ndodhur në mungesë të veprimit të institucioneve të drejtësisë.
“Në mungesë të veprimit të institucioneve të drejtësisë do të filloj të ndaj me qytetarët dëshmi se si akter të ndryshëm në institucione kanë bërë tjetërsimin e pronave shtetërore për interesa miskine e përsonale” – ka shkruar ai.
Ky është postimi i tij i plotë:
Në mungesë të veprimit të institucioneve të drejtësisë do të filloj të ndaj me qytetarët dëshmi se si akter të ndryshëm në institucione kanë bërë tjetërsimin e pronave shtetërore për interesa miskine e përsonale.
IBK ( Instituti Bujqësor i Kosovës) për më shumë se një dekadë ka tjetërsuar rreth 100 hektarë me toka dhe ka tjetërsuar prona/banesa të IBK-së me “vërtetime”.