Ministri i Bujqësisë i Kosovës, Faton Peci, tha sot se Kosova po shënon rekordin e të mbjellave këtë vit që nga paslufta.
Për këtë ai reagoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Kosova shënon rekordin e të mbjellave këtë vit që nga paslufta!
E këtë e ka mundësuar mbështetja e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe fermerët si Gani Dobratiqi.
Ganiu nga fshati Besi, komuna e Prishtinës është kultivues i 17 hektarëve me grurë dhe 7 hektarëve me misër e njëherit mbarështon edhe 10 lopë nga të cilat merr në baza ditorë 200 litra qumësht. Ai njëherit mbarështon edhe një numër të konsiderueshëm të viçave për majmëri.
Rekordi i çmimeve të favorshme!
Bujqit tanë nuk kanë qenë asnjëherë më të përkrahur sesa nga Qeveria Kurti 2.
Për shumë vite ata ankoheshin se për naftën e përdorur në bujqësi paguajnë njëjtë si qytetarët e tjerë që atë naftë e përdorin për vetura personale.
Sot, me çmimin aktual të naftës, një bujk që ushtron aktivitetin e tij në menyrë të rregullt, i regjistruar si subjekt formal, paguan vetëm 0.66 cent për 1 litër naftë, pasi përfiton 0.36 cent subvencionim në vlerë të akcizës dhe mund të përfitojë nga rimbursimi i TVSH-së.
1.20 euro litra
1.02 euro litra
0.36 euro litra
0.66 euro litra
Kur largohet kojta, luftohet korrupsioni e punohet me nder në Ministri të Bujqësisë, rezultatet janë të pashmangshme”, u shpreh ai./FolDrejt/