Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, do të mbajë sot një konferencë për media.
Mbledhja do të mbahet nga ora 14:30, në objektin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i cili gjendet në Rr. “Ukshin Hoti” – Kompleksi “Ramiz Sadiku”në lagjen Pejton,
Ministri Peci mban konferencën përmbyllëse për media në të cilën do të shpalos të arriturat gjatë vitit 2022.
Ai do të flasë gjithashtu për zhvillimet, gjendjen aktuale, si dhe planet për vitin e ardhshëm./FolDrejt/