Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci njofton të gjithë fermerët aplikues në kuadër të Programit për Zhvillim Rural se pas aprovimit të ri-shpërndarjes së buxhetit për ndarjen e granteve për vitin 2022, të gjithë ata bujq që janë në listën e pritjes dhe që në të njëjtën kohë i kanë plotësuar kushtet e pranueshmërisë, por që për shkak të mungesës së buxhetit nuk keni arritur që të shpalleni fitues, përmes këtij ri-alokimi – të gjithë do të përfitojnë, nëse vërtetohet nga inspektimet në terren dhe verifikohet gjendja e deklaruar.
Nga ana tjetër, MBPZhR njofton të gjithë aplikuesit se procesi i shqyrtimit të ankesave gjindet në fazën finale.
Në vijim do të ju njohim me masat dhe nën-masat që do të realizohen nga ri-shpërndarja e buxhetit:
– Masa 1 – Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore; me një total të përkrahjes prej 10,529,490.10 € për 197 aplikacione;
– Nën-masa për pemë dru-frutore – 19 aplikacione në vlerë prej 1,115,697.90 €;
– Nën-masa për arra dhe lajthia – 22 aplikacione në vlerë prej 1,266,237.80 €;
– Nën-masa e perimeve dhe serrave – 100 aplikacione në vlerë prej 4,808,755.00 €;
– Nën-masa e depove për ruajtjen e pemëve dhe perimeve – 15 aplikacione në vlerë prej 968,444.40 €;
– Nën-masa e prodhimit të mishit / rritja e viçave – 18 aplikacione në vlerë prej 1,098,776.00 €;
– Nën-masa e prodhimit të qumështit dhe lopëve – 8 aplikacione në vlerë prej 497,883.50 €;
– Nën-masa për prodhimin e rrushit – 6 aplikacione në vlerë prej 273,248.50 €;
– Nën-masa e prodhimit të vezëve – 6 aplikacione në vlerë prej 372,410.20 €;
– Nën-masa për prodhimin e mishit / rritje të derrave – 2 aplicione në vlerë prej 102,974.00 €;
– Nën-masa për pemë manore – 1 aplikacion në vlerë prej 25,062.80 €;
– Për Masën 7 e cila përfshin diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve përkatësisht tek nën-masa për prodhimin e mjaltit, kemi 9 aplikacione në vlerë prej 136,001.30 €.
Totali i përgjithshëm i përkrahjes me këtë ri-alokim të buxhetit përfshirë të gjitha nën-masat e lartëcekura arrin vlerën prej 10,665,491.40 €.
Theksojmë, se procesi i shqyrtimit nuk ka përfunduar dhe eventualisht mund të kemi shtim të ndonjë projekti që do t’i plotësojë kriteret për të qenë përfitues i mundshëm.
Njëherit, Ministri i BPZhR-së, Faton Peci, tha se do t’i vizitojë nga afër përfituesit për ta parë nga afër procesin e implementimit të secilit projekt. /FolDrejt/