Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci priti sot për një vizitë zyrtare njoftuese Ambasadorin e Shtetit të Katarit në Shqipëri, jorezident në Kosovë, Shkëlqesinë e tij z. Ali Bin Hamad Al Marri me të cilin bashkëbiseduan për sektorin e bujqësisë në vend.
Ministri Peci dhe Ambasadori Al Marri diskutuan lidhur me marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve mike Kosovës dhe Katarit, si dhe për potencialin e zhvillimit të bujqësisë dhe mundësitë e investimeve të agrobizneseve të Katarit në vendin tonë.
Për fund, Ministri Faton Peci e falënderoi Shkëlqesinë e tij Ambasadorin Al Marri për mbështetjen e vazhdueshme që Katari i ka dhënë Kosovës në shumë fusha, që nga vendosja e marrëdhënieve miqësore e diplomatike./FolDrejt/