Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në shënim të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit ka thënë se shtypi i lirë është tregues autentik i lirisë dhe gjendjes së një shoqërie, shkruan Fol Drejt.
“Sot është dita botërore e lirisë se shtypit. Të gjithë kemi obligim që nga pozicioni ku jemi t’i kontribuojmë lirisë së shtypit. Ministria të cilën kam përgjegjësinë ta drejtoj, mirëpret çdo pyetje nga gazetarët dhe i jemi përgjigjur çdo pyetje të shtruar.”, shkroi Peci në Facebook.
Peci theksoi se duke besuar thellësisht se shtypi i lirë është tregues autentik i lirisë dhe gjendjes së një shoqërie, ai i përgjigjet pozitivisht të gjitha ftesave nga media.
“Përjetësisht falënderues gjithë bijve dhe bijave ndër shqiptarë që dhanë jetën apo sakrifikuan në cilëndo formë që fjala e lirë të thuhet dhe shkruhet shqip!”, shtoi në fund ministri Peci. /FolDrejt/