Polonia ka thyer një rrjet spiunazhi që vepronte në vend, tha sot ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak, pasi transmetuesi privat RMF FM njoftoi se një grup spiunësh që punonin për Rusinë ishte arrestuar.
“Do të doja të theksoja suksesin e madh të arritur nga oficerët e Agjencisë së Sigurisë së Brendshme, sepse i gjithë rrjeti i spiunazhit është ekspozuar”, tha Blaszczak për Radio 1 të Polonisë.
Ai theksoi se kjo është padyshim dëshmi se shërbimet polake të sigurisë punojnë në një mënyrë shumë efikase, transmeton Fol Drejt.