Rreth 40 vende mund të bojkotojnë Lojërat Olimpike të ardhshme në Paris në vitin 2024, nëse Rusia dhe Bjellorusia do të lejoheshin të konkurronin, duke e bërë të gjithë ngjarjen të pakuptimtë, tha ministri polak i Sporteve dhe Turizmit Kamil Bortnyczuk.
Botnichuk i bëri komentet pasi Polonia, Lituania, Estonia dhe Letonia refuzuan së bashku planin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për të lejuar rusët dhe bjellorusët të konkurrojnë, raporton BBC, përcjell Fol Drejt.
Ukraina ka njoftuar se do të bojkotojë Lojërat Olimpike në Paris nëse kjo ndodh./FolDrejt/