Ministri i Mbrojtjes së Polonisë, Mariusz Blaszczak deklaroi se vendimi i SHBA-së për dërgimin e sistemit “Patriot” në Ukrainë është i drejtë.
Në një deklaratë për gazetarët, Blaszczak foli për sistemin “Patriot” që iu propozuan më parë Polonisë nga ana e Gjermanisë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Blaszczak rikujtoi se Polonia ka theksuar se sistemi në fjalë duhet t’i jepeshin Ukrainës. “Doli që kishim të drejtë për këtë çështje. Kur thamë se sistemi duhet të dërgohen në Ukrainë mendonim sigurinë e Polonisë, Ukrainës dhe të gjithë krahut lindor të NATO-s. Vendimi i SHBA-së është i drejtë dhe me vend. Kjo do të ndihmojë që vendi të mbrohet në mënyrë efektive ndaj sulmeve ruse kundër infrastrukturës kritike të vendit”, tha ai.
“SHBA-ja ka dhënë vendim shumë të mirë. Kjo do të reduktojë kërcënimin për ndërprerjen e energjisë elektrike dhe do të ul numrin e ukrainasve që detyrohen të braktisin atdheun e tyre për shkak të këtyre problemeve”, tha Blaszczak./FolDrejt/