Sergei Shoigu inspektoi trupat e vendit të përfshirë në “operacionin special ushtarak” të Moskës në Ukrainë, tha të dielën Ministria e Mbrojtjes, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
“Kreu i ushtrisë ruse fluturoi rreth zonave të dislokimit të trupave dhe kontrolloi pozicionet e avancuara të njësive ruse në zonën e operacionit special ushtarak”, thuhet në njoftim.
Moska e quan pushtimin e saj në Ukrainë një “operacion special ushtarak” për të “çmilitarizuar” dhe “denazifikuar” fqinjin e saj.
Kievi dhe aleatët e tij e quajnë atë një akt të paprovokuar pushtimi.
Ministria tha në deklaratë se Shoigu foli me trupat “në vijën e parë” dhe në një “pikë komandimi”.
Megjithatë, nuk ishte menjëherë e qartë se kur u zhvillua vizita apo nëse z. Shoigu e kishte vizituar vetë Ukrainën./FolDrejt/